Makita HS009G Instruction Manual page 45

Hide thumbs Also See for HS009G:
Table of Contents
Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje
të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni
çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë
dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në
vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni
të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin ndaj
ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni
syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
SHËNIM: Kur bëni prerje me kënd të drejtë, etj.,
ndonjëherë mbrojtësja e poshtme nuk lëviz me lehtësi.
Në rast të tillë përdorni levën e tërheqjes për të ngritur
mbrojtësen e poshtme që të nisni prerjen dhe sapo fleta
të futet në materialin e punës, lëshoni levën e tërheqjes.
► Fig.29: 1. Leva e tërheqjes
Baza e poshtme (vizore udhëzuese)
Sigurohuni që baza e poshtme (vizore
KUJDES:
udhëzuese) të jetë instaluar mirë në pozicionin e
duhur përpara përdorimit. Bashkimi i papërshtatshëm
mund të shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.
Duke përdorur bazën e poshtme si vizore udhëzuese,
mund të kryeni prerje të drejta tepër të sakta. Lironi
vidat shtrënguese dhe rrëshqiteni bazën e poshtme
jashtë veglës, më pas futeni atë me kokë poshtë.
► Fig.30: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Thjesht rrëshqitni kufizuesin e bazës së poshtme me
ngadalë drejt anës së materialit të punës dhe sigurojeni
në vend me anë të vidave shtrënguese. Me të mund të
bëni dhe prerje të përsëritura me gjerësi uniforme.
► Fig.31: 1. Vida shtrënguese 2. Baza e poshtme
Shina udhëzuese
Aksesorë opsionalë
Sigurohuni gjithmonë që vegla
KUJDES:
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Hiqni bazën e poshtme kur përdorni shinën
VINI RE:
udhëzuese.
Vendoseni veglën në fundin e pasmë të shinës
udhëzuese. Rrotullojini dy vidat rregulluese në bazën
e veglës në mënyrë që vegla të rrëshqasë lehtësisht
pa zhurmë. Mbajini fort të dyja dorezat e veglës, atë të
përparme dhe atë të pasme. Instaloni kutinë e baterisë.
Ndizeni veglën dhe prisni mbrojtësen nga ashklat
përgjatë gjatësisë së plotë me një goditje. Tani, skaji i
mbrojtëses nga ashklat përkon me skajin e prerjes.
► Fig.32: 1. Vidat rregulluese
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët me shinën
udhëzuese, përdorni levën e rrëshqitjes për të mos
lejuar që vegla të bjerë.
Lëvizni levën e rrëshqitjes mbi bazën e veglës në
drejtim të shigjetës me qëllim që të aktivizojë kanalin e
prerjes së poshtme në shinën udhëzuese.
► Fig.33: 1. Leva e rrëshqitjes
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.34
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
Instalimi i njësisë me valë
Aksesorë opsionalë
Kur instaloni njësinë me valë,
KUJDES:
vendoseni veglën në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të qëndrueshme.
Përpara se të instaloni njësinë me valë,
VINI RE:
pastroni pluhurin dhe papastërtitë në vegël. Pluhuri
ose papastërtitë mund të shkaktojnë keqfunksionim
nëse hyjnë në folenë e njësisë me valë.
Për të parandaluar keqfunksionimin
VINI RE:
që shkaktohet nga elektriciteti statik, përpara se
të ngrini njësinë me valë, prekni një material që
shkarkon elektricitetin statik, si p.sh. një pjesë
metalike të veglës.
Kur instaloni njësinë me valë, sigurohuni
VINI RE:
gjithmonë që njësia me valë të jetë e vendosur në
drejtimin e duhur dhe kapaku të jetë i mbyllur plotësisht.
1.
Hapni kapakun në vegël siç tregohet në figurë.
► Fig.35: 1. Kapaku
2.
Vendosni njësinë me valë në fole dhe më pas
mbyllni kapakun.
Kur vendosni njësinë me valë, bashkërenditni pjesët e
dala me pjesët e futura në fole.
► Fig.36: 1. Njësia me valë 2. Pjesa e dalë 3. Kapaku
4. Pjesa e futur
Kur hiqni njësinë me valë, hapni ngadalë kapakun.
Grepat në pjesën e pasme të kapakut do ta ngrenë
njësinë me valë ndërsa ju tërhiqni lart kapakun.
► Fig.37: 1. Njësia me valë 2. Grepi 3. Kapaku
Pasi ta hiqni njësinë me valë, vendoseni në kasën e
dhënë ose në një enë pa elektricitet statik.
45 SHQIP
Table of Contents
loading

Table of Contents