Pastrimi Dhe Kujdesi; Ruajtja; Ndreqja E Defekteve - Bosch MUM58224 Instruction Manual

Mum58 series
Table of Contents
Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Pastrimi dhe kujdesi
Pas punës
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Rrotullojeni mikserin në drejtim orar dhe
hiqeni.
Këshillë: rekomandohet që pajisja të
pastrohet direkt pas përdorimit.

Pastrimi dhe kujdesi

Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes.
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Pastrojeni njësinë bazë
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Mos e zhytni kurrë në ujë njësinë bazë dhe
mos e mbani poshtë ujit të rrjedhshëm. Mos
përdorni pastrues me avull.
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun
mbrojtës të motorit me një leckë të njomë.
Nëse është e nevojshme, përdorni pak
solucion larës.
■ Së fundmi, thajeni pajisjen me peshqir.
Pastrimi i enëve dhe veglave
Enët dhe veglat janë të përshtatshtme për
larje në enëlarëse. Mos i vendosni pjesët
plastike në enëlarëse sipër njëra-tjetrës,
pasi gjatë procesit të larjes mund të mbeten
pjesë pa u larë!
Pastrimi i grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm
Të gjitha pjesët e grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm janë të përshtatshme për
larje në enëlarëse.
Këshillë: Për të hequr ngjyrën e kuqe që
mbetet pas përpunimit të perimeve të tilla si
karota, hidhni pak vaj gatimi në një peshqir
dhe fërkojeni me të grimcuesin me ushqim
të vazhdueshëm (jo disqet e copëtimit).
Më pas, shpëlani grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm.
104
126_MUM58224_250_8001027211.indb 104
Pastrimi i mikserit
W Rrezik prerjeje nga thika të mprehta!
Mos e prekni thikën e mikserit direkt me
duar.
Ena e mikserit, kapaku dhe hinka janë të
përshtatshme për larje në enëlarëse.
Këshillë: Pas përpunimit të lëngjeve,
shpesh mikseri mund të pastrohet pa u
hequr nga pajisja. Për këtë, hidhni pak
solucion larës në mikserin e vendosur.
Ndizeni mikserin për pak sekonda
(niveli M). Zbrazeni ujin e pastrimit dhe
shpërlajeni mikserin me ujë të pastër.
Udhëzim i rëndësishëm
Pastrimi i çantës së aksesorëve, nëse është
e nevojshme. Shihni udhëzimet e kujdesit
në etiketën e çantës.

Ruajtja

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza gjatë kohës që nuk
e përdorni pajisjen.
Figura K:
■ Vendosini veglat dhe disqet e prerjes në
çantën e aksesorëve.
■ Vendoseni çantën e aksesorëve në enën
e pajisjes.
■ Shihni figurën L për ruajtjen në kutinë
origjinale të ambalazhit.

Ndreqja e defekteve

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza përpara se të
riparoni një defekt.
Udhëzim i rëndësishëm për MUM54../
MUM55../MUM56../MUM58..
Treguesi i funksionimit pulson nëse ka
gabim funksionimi të pajisjes, nëse është
djegur një siguresë elektronike apo nëse ka
defekt të pajisjes.
Rotori duhet të fiksohet në çdo pozicion
pune.
Mundoheni në fillim të eliminoni problemin
e paraqitur bazuar në udhëzimet e
mëposhtme.
10.12.2015 12:31:59
Table of Contents
loading

Table of Contents